Telegrafi

Ministri Beqiri i pranishëm në xhirimin e filmit “Gomarët e kufirit”

Ky është filmi i parë artistik kosovar i metrazhit të gjatë, i cili, me mbështetjen materiale të MKRS-së në vlerë prej 240.000 eurove, realizohet në kuadër të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Në një prononcim të shkurtë për mediat, Ministri Beqiri tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë t’i mbështesë materialisht edhe më tutje krijuesit e artit të shtatë në Kosovë.

Ai, gjithashtu, tha se, për shkak të kostos së lartë, krahas mbështetjes institucionale, artistët dhe shtëpitë tona filmike duhet të gjejnë edhe forma tjera alternative për realizimin e projekteve kinematografike.