Telegrafi

Ministri Bajrami thellon bashkëpunimin me Francën

Me këtë rast – siç bëhet e ditur në një komunikatë të kësja ministrie – ministri Bajrami informoi Debre për procesin e përmbylljes së themelimit të organeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në veçanti, ai theksoi finalizimin e projektit për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe hartimin e Ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është bazë juridike për funksionimin e saj.

Debre ndëraq, përgëzoi ministrin Bajrami për progresin e arritur dhe shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të ofruar përvojat dhe ekspertizën e Këshillit Kushtetues të Francës, si dhe për të ndihmuar autoritetet vendimmarrëse në Republikën e Kosovës, në themelimin e drejtësisë kushtetuese, si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sundimit të së drejtës.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për një numër çështjesh të natyrës procedurale-kushtetuese nga perspektiva e Kushtetutës së Kosovës, duke u njohur më nga afër me qasjen e Këshillit Kushtetues francez.

Në vazhdën e vizitës zyrtare, ministri Bajrami u takua edhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Këshillit të Ministrave të Republikës së Francës, ministri kjo që mbulon administratën publike dhe sektorin e shërbimit civil.

Vizita u përmbyll me pjesëmarrjen e delegacionit kosovar në Konferencën ndërkombëtare të administratës publike, që organizohet nën patronatin e Francës, si kryesuese e radhës së BE-së. /Telegrafi/