Site icon Telegrafi

Ministri austriak tërhiqet nga rrënimi i shtëpisë së Hitlerit

Fati i ndërtesës në të cilën Hitleri u lind në vitin 1889 ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme në Braunau am Inn.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka folur përsëri rreth planeve për shembjen e shtëpisë në të cilën Adolf Hitler ka lindur në vitin 1889.

Ai i kishte pohuar komitetit të ekspertëve se kishte vendosur ta shkatërronte shtëpinë e Hitlerit.

Por komisioni tha se nuk duhet këmbëngulur në këtë çështje për shkak se ajo do të krijojë ‘një mohim të historisë naziste në Austri’.

Të martën Sobotka u tha gazetarëve se shtëpia duhet të “konvertohet në mënyrë që ajo të mos jetë e njohur”.

Ai tha se dikush duhet të debatojë rreth kësaj çështje, dhe shtoi se arkitektët do të ftohen për të paraqitur propozime për konvertimin e shtëpisë. /kp/

Exit mobile version