Ministri austriak për çështjet evropiane Gernot Blümel sfidoi “modën” në parlament, por edhe stuhinë politike, ndërsa ai ecte përmes sallës pa këpucë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Blümel, gjatë seancës së djeshme, u pa duke ecur në çorape, të cilat kishin ngjyrat e Partisë së tij Popullore (OVP).
Zieht es Ihnen bei Ihrer Politik auch die Schuhe aus, Herr Minister @Gernot_Bluemel? pic.twitter.com/gyl6BwWJUu
— SPÖ (@SPOE_at) May 15, 2019
Ndërsa në Partinë Social Demokratike të opozitës (SPO) kjo ka provokuar mosmiratim të madh.
Një veprim i tillë, përveç nga opozita ka provokuar edhe reagime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/