Site icon Telegrafi

Ministri Aliu: Nuk kam pasur ndonjë njoftim zyrtar për hetime ndaj meje

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me ligjin deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

Përmes një shënimi në Facebook, Aliu ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ftesë nga Prokuroria.

“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji”, ka shkruar Aliu.

“Punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar mes tjerash ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu./Telegrafi/

Exit mobile version