Në kuadër të vizitave nëpër sektorët e punëve të brendshme dhe stacionet policore në vend, ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, vizitoi sot SPB-në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me gjendjen aktuale dhe problemet me të cilat ballafaqohen të punësuarit. Ministri Nuhiu i vizitoi edhe ambientert e reja ku do të jenë të vendosur të punësuarit e shërbimeve administrative të SPB-së Kumanovë.