Site icon Telegrafi

Ministri Agani fton suedezet të investojnë në Kosovë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim një delegcion nga Suedia, më në krye Koordinatorin e Projekteve Ndërkombëtare të Komunës së Borås.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e investimeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave, reciklimit dhe krijimin e vendeve të gjelbërta të punës.

Ministri Agani, tha se Kosova ka hartuar legjislacionin e nevojshëm që mundëson investimet në fushën e trajtimit të mbeturinave, andaj ftoi investitorët suedez që të investojnë në këtë fushë, duke iu garantuar bashkëpunim dhe ndihmë në implementimin e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu, delegacioni suedez shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me MMPH-në edhe sa i përket projekteve ndërkufitare me Shqipërinë, konkretisht lidhur me konkursin për profesionistët e rinj me anë të së cilit synohet zhvillimi ndërkufitar. /Telegarfi/

Exit mobile version