Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot u takua me fituesin e çmimit të Kurorës së Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 2018, poetin polak Adam Zagajevski.
Në takim, siç kumtojnë nga Ministria e Kulturës, Ademi e përgëzoi Zagajewskin për kontributin e tij në fushën e poezisë në kuadër të festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të ruajtur dhe mbrojtur vlerën e këtij festivali”, tha Ademi.
Pas takimit, Ademi dhe Zagajewski shkëmbyen dhurata./Telegrafi/