Telegrafi

Ministri Ademi realizoi takim me ambasadorin e Kosovës dhe Fatmir Deharin

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot zhvilloi dy takime të ndara me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Ylber Hysa dhe kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Në takimet, Ademi adresoi prioritetet e përcaktuara për të cilat do të drejtohet dhe puna e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën e ardhshme, me një fokus të veçantë në reformën e arsimit fillor dhe të mesëm.

Në bisedën e tij me ambasadorin e Kosovës, ai theksoi se do të përpiqet për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit midis dy vendeve, ndërsa në takimin me kryetarin e Komunës së Kërçovës shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave lokale me të cilat ballafaqohet komunat. /Telegrafi/