Shërbimi për për menaxhim dhe Marrëdhënie me Publikun të zëvendës kryeministrit për Integrime Evropiane Arbër Ademi, më saktësisht Ermira Sulejmani për Telegrafi Maqedoni ka thënë se ministri Ademi e njeh gjuhën angleze.
Sulejmani i cilëson këto lajme si tendencioze dhe tentim për të rrënuar imazhin e ministrit Ademi. ”Ministri Ademi e di gjuhën angleze dhe këtë e ka të shënuar në CV e tij në web faqen zyrtare të kësaj ministrie” thotë Ermira Sulejmani, e punësuar në sektorin për menaxhim dhe Marrëdhënie me Publikun.
Në po të njejtin vend shkruhen edhe publikimet dhe punët e mëparshme të ministrit Ademi./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Zëvendëskryeministri për eurointegrime Ademi, nuk di anglisht?!