Site icon Telegrafi

Ministri Abrashi vizitë zyrtare në Maltë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Maltë, me ftesë të ministrit për Familje dhe Solidaritet Social, Michael Farrugia.

Sipas njoftimit për media, gjatë pritjes që u zhvillua sot, ministri Abrashi dhe ministri Farrugia biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale, praktikat e zvogëlimit të papunësisë dhe mbështetjen e Maltës për Kosovën, gjatë kryesimit të Presidencës së BE-së nga janari i vitit 2017.
“Ministri Abrashi e falënderoi ministrin Farrugia për ndihmën që Malta ka dhënë deri më tani si dhe përkushtimin e saj për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.
Ministri Michael Farrugia shprehu përkrahjen e mëtejshme të Maltës për Kosovën”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së nesërme, ministri Abrashi do të zhvillojë takime zyrtare në nivele të ndryshme të Qeverisë së Maltës, ku do të bisedohet për avancimin konkret të bashkëpunimit dhe përkrahjes së Maltës për Kosovën, në fushat përkatëse

Exit mobile version