Site icon Telegrafi

Ministri Abrashi priti homologun e tij nga Letonia

Me ftesë të Ministrit Abrashi, Republikën e Kosovës po e viziton homologu nga Republika e Letonisë, Ministri i Mirëqenies, Janis Reirs.

Kjo vizitë ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të të dyja vendeve, ku me këtë rast, Ministri Abrashi dhe Minstri Reirs, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës mundësohet shkëmbimi i përvojave, ekspertizës dhe realizimi i projekteve me interes të ndërsjellë në fushën e punës dhe mirëqenies sociale.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Reirs pritet të vizitojë institucione të zbatimit të legjislacionit të punës dhe të aftësimit profesional.

Në pritje të ministrit Reirs, në nismë të kësaj vizite, ministri Abrashi i dëshiroi Ministrit Reirs mirëseardhje si dhe rikonfirmoi përkushtimin e tij në thellimin e bashkëpunimit në fushën e punës, mirëqenies, si dhe aspekte të gjithëmbarshme mes institucioneve homologe.

Në bashkërendim mes delegacioneve, ministri Reirs do të vizitojë institucione tjera qendrore të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version