E plotësuar: Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se vizita e ministrit, Arban Abrashi, në linjën 10 të hekurudhës së Kosovës, e paraparë për sot anulohet për shkak të kushteve atmosferike.
Ministri Abrashi inspekton punimet në hekurudhën e Kosovës
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Arban Abrashi do të shkojë t’i shoh nga afër punimet që bëhen në hekurudhën e Kosovës, linjën 10 në stacionin hekurudhor në Miradi.
Abrashi inspektimet e tij tek stacionin hekurudhor në Miradi do ta bëjë në ora 10:30.
“Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, viziton punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Linja 10, stacioni hekurudhor, Miradi, ora 10:30)”, njofton ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.