Site icon Telegrafi

Ministri Abdilaqim Ademi sot në Kosovë

Ministri i Arsimit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, sot do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të pritet nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se cilat do të jenë temat që do të diskutohen. Takimi mbahet në kabinetin e ministrit, duke filluar nga ora 13:00.

Ndryshe, të dy ministritë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe shkencës, ku thellohet bashkëpunimi, duke filluar nga këmbimi i përvojave të dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit në këmbimin e literaturës së mësimdhënësve, nxënësve, studentëve, por edhe mundësia e aplikimit të dy vendeve në shfrytëzimin e projekteve evropiane, që janë të rëndësishme edhe për zhvillimin e arsimit në përgjithësi, por edhe për hulumtimet shkencore.

Exit mobile version