Telegrafi

Ministrat Vitia dhe Krasniqi dhe kryetarët e komunave do të koordinojnë veprimet rreth masave të reja anti-COVID

Foto: Ilustrim

Është mbajtur takim virtual koordinues i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atij  të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, me qëllim të diskutimit dhe kkordinimit të masave te reja lidhur me pandeminë COVID -19.

Sipas komunikatë së lëshuar nga MAPL, në takimin e sotëm ministrat Vitia dhe Krasniqi dhe kryetarët e komunave pajtuan që bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u përballur.

Ministri Krasniqi ka falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të  treguar lidhur me menaxhimin e situatës, tejkalimit të sfidave dhe zbatimit të masave lidhur me pandeminë globale COVID – 19, thuhet në komubnikatë, transmeton Telegrafi.

Ministri Vitia  ka theksuar se duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë për shkak të situatës së krijuar.

Ai gjithashtu diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik.

Kryetarët e komunave diskutuan rreth sfidave të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar dhe dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për vendimet që duhen të merren nga institucionet përkatëse.

Minsitrat Vitia dhe Krasniqi bashkë me kryetarët e komunave në takimin e sotëm u pajtuan që bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u përballur.

Telegrafi mëson se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me cotonavirus, disa nga kryetarët e komunave kanë kundërshtuar mbylljen totale, si masë ndaj COVID-19. /Telegrafi/