Ministrat rusë që hynë në sallën e negociatave u dëbuan nga një zyrtar i Koresë së Veriut.
Një rregull e pashkruar ka befasuar rusët, gjegjësisht në takime bilaterale duhet të hynë gjithmonë i pari lideri korean, Kim Jong-un.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet një bisedë e shkurtër midis zyrtarëve të dyja vendeve.
Russian ministers were kicked out of the negotiation hall in Pyongyang
Russian ministers who entered the negotiation hall were kicked out by a North Korean official to let Kim Jong-un enter first.
When asked by the North Korean official to “step into the hall,” a member of the… pic.twitter.com/h4fTHmRy4P
— NEXTA (@nexta_tv) June 19, 2024
“Pse kemi ardhur këtu? Do të na kishit paralajmëruar menjëherë”, dëgjohet duke pyetur zyrtari rus.
“Lideri ynë do të hyjë i pari”, i shpjegoi përfaqësuesi i DPRK-së.
Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin po qëndron në një vizitë zyrtare në Phenian, ku ka zhvilluar takim me presidentin Kim Jong-un. /Telegrafi/