Telegrafi

Ministrat nuk dëshirojnë të flasin për ‘fshesën’ para fillimit të mbledhjes në LSDM

Ministri Goran Sugareski nuk dëshironte të flasë për ndërrimin e tij nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve para fillimit të mbledhjes së LSDM-së. Kishte zëra se kryeministri Zaev në pastrimin e paralajmëruar do të ndërronte Sugareskin dhe në vend të tij do të vijë Zoran Kitanov nga ndërmarrja publike për rrugët shtetërore.

“Gjithçka që kam dashur të them, tashmë u përgjigja më herë, nuk do të komentoj”, tha Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe ministri Spasovski nuk u përgjigj se kush do të ishte i përfshirë në fshesën e Zaevit.

“Ajo që e presim sonte është të marrim vendime të mira”, u përgjigj shkurtimisht Spasovski.

Frosina Remenski tha se vendimet merren me konsensus, do t’i dëgjojnë propozimet e kryetarit Zaev, dhe se do të kenë edhe propozimet e tyre.

Lexo po ashtu LSDM në Këshill Qendror, së paku pesë ministra do të përfshihen në ‘fshesën’ e Zaevit

Si përgjigje në pyetjen nëse ndjen përgjegjësi për rezultatin e keq në Shkup, Shilegov tha se pret që vendimet që të merren sot të jenë në interes të institucioneve dhe fitore mbi primitivizmin, fashizmin dhe prostituimit që ka promovuar OBMR-PDUKM.

Në hapësirat e LSDM-së, sonte në mbledhje do të bisedohet për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe ndryshimet kadrovike në parti dhe në Qeveri./Telegrafi/