Telegrafi

Ministrat e NATO-s diskutojnë për Kosovën

“Gjatë sesionit të parë, ministrat do të diskutojnë për Kosovën, ku do të theksohet se, KFOR-i do të mbetet atje gjatë muajve të ardhshëm, i pozicionuar në mënyrë të drejtë, që të mund të përgjigjet ndaj rreziqeve të sigurisë”, ka thënë ai.

Ministrat po ashtu do të mbështesin procesin e treshes dhe do ta bëjnë të qartë se, KFOR-i dhe NATO-ja nuk do të tolerojnë asnjë lloj kërcënimi për sigurinë e rajonit pa marrë parasysh nga cila anë ajo vije.

Ministrat po ashtu do të diskutojnë për Kosovën edhe gjatë takimit të Këshillit NATO-Rusi. “Pres një diskutim të sinqertë dhe të fuqishëm për temat rreth të cilave aleatët NATO dhe Rusia nuk pajtohen, si mburoja anti-raketore, marrëveshja për trupat konvencionale ose Kosova”, ka shtuar Colston.