Telegrafi

Ministrat e Kosovës marrin pjesë në seancën për Trepçën (Foto)

Përveç katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në këtë takim po marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, dy ministrat Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq si dhe kryetari i komunës së Gracanicës,Vladeta Kostiq.

Mbledhja është duke u udhëhequr nga katër kryetarët e Kuvendeve komunale të pjesës veriore të Kosovës.

Ndryshe ky takim është thirrur për sot pasi pritet që në Kuvendin e Kosovës të procedohet projekt Ligji mbi Trepçën. /Telenews/