Site icon Telegrafi

Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen për të diskutuar për veprimet, që të parandalojnë ndarjen e mundshme të Bosnjës

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, po akuzohet për aktivitete korruptive dhe është sanksionuar nga Shtetet  e Bashkuara, pas shumë viteve në krye të partisë serbe që ka për qëllim ndarjen e Bosnjës dhe ribashkimin e territorit me Serbinë, shkruan skynews.

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë takuar për të diskutuar për mënyrat për të ulur tensionet në Bosnjë, me qëllim që të ndalet ndarja potenciale e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Kjo po ndodh pas shumë tentimeve të liderit serb në Bosnje, që po tenton të fitojë autonomi më të madhe të serbëve në Bosnje.

Dodik muajin e kaluar u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për aktivitete korruptive, që zyrtarët amerikanë thanë se kërcënojnë destabilizimin e rajonit dhe shkelin marrëveshjen e Daytonit.

Muajve të fundit, Dodik i bënte thirrje serbëve të Bosnjës që të punojnë që të kenë ushtrinë e tyre që është në kundërshtim me marrëveshjen e Daytonit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version