Telegrafi

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë të hënën për Shqipërinë

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme e Italisë, e cila ka kërkuar që midis temave të diskutimit të jetë edhe situata e acaruar politike në Shqipëri.

“Situata e vështirë në Shqipëri do të jetë subjekt i punës në ‘insistimin’ e Italisë, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Italisë, Maurizio Massari, deklaroi të premten se Roma ishte e shqetësuar për ngjarjet e fundit në Shqipëri, duke u bërë thirrje të dyja palëve për një dialog të rregullt politik për zgjidhjen e problemeve. /Telegrafi/