Telegrafi

Ministrat e financave të Eurozonës do të diskutojnë për paketën e ndihmës për ekonominë

Komisioni i BE-së javën e kaluar kishte propozuar që vendet anëtare të Unionit të vinin në dispozicion gjithsej 200 miliardë euro për luftimin e krizës ekonomike.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së që mbahet në datat 11 dhe 12 dhjetor.

Gjermania më parë kishte bërë të qartë se nuk është e gatshme të transferojë fonde shtesë në Bruksel për paketën e ndihmës së BE-së.

Në Eurozonë marrin pjesë 15 shtete me monedhën e përbashkët euro. /dw/