Telegrafi

Ministrat e financave të BE-së të shqetësuar për Greqinë

Greqia është aktualisht vendi, që i sjell problemet më të mëdha Eurozonës, unionit të vendeve evropiane me monedhë të përbashkët. Pasi borxhi i ri vitin e kaluar ishte gati 13 përqind të prodhimit ekonomik, siç iu desh të pranojë qeverisë së re socialdemokrate.

Falsifikimet e vazhdueshme të statistikave nga grekët janë vetëm njëra anë, problemi më i madh është se rrezikohet stabiliteti i eurozonës.

Ky është rezultat i asaj që partnerët nuk i kanë kontrolluar sa duhet grekët, thotë Jürgen Stark, anëtar gjerman i drejtorisë së Bankës Qëndrore Evropiane. "Vetëm po të marrësh ngritjen e rrogave në Shërbimin publik.

Në Shërbimin publik në Greqi rrogat, sipas të dhënave të OECD-së nga viti 1999 deri 2008 janë rritur me më shumë se 100 përqind."