Telegrafi

Ministrat e financave të BE-së këshillohen për krizën financiare

Në qendër të takimit janë propozimet e palës franceze e cila ka kërkuar ristrukturimin e sistemit global financiar.

Parisi dëshiron që asnjë institut apo treg financiar të mos punojë pa mbikqyrje.

Takimi ministror i shërben përgatitjeve të samitit të jashtëzakonshëm të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së të premten në Bruksel, si dhe samitit botëror për financat më 15 nëntor në Uashington.

Ministrat e financave miratuan edhe një kredi të BE-së për Hungarinë prej 6,5 milionë eurosh. /dw/