Telegrafi

Ministrat e financave të BE-së anazhohen për transparencë më të madhe ekonomike

Ministrat në takimin dyditor joformal në Nicë debatuan për problemet evropiane të 17 vendeve-anëtare të BE-së, në tentim që të gjejnë rrugëdalje për krizën e rëndë ekonomike.

Ministrat njoftuan se e kanë nënvlerësuar ndikimin e rënies së ekonomisë globale ekonomike që filloi në SHBA dhe gradualisht gjithashtu e shtrëngoi edhe Evropën në skajin e recensionit, por refuzuan që t’i rrisin kompensimet publike për shkak të sigurimit të stimulimit ekonomik, të ngjashme me pakot e ndihmës që i ndërmori Uashingtoni, që tu ndihmojë institucioneve financiare të vendit që të dalin nga kriza dhe të mos e marrin me vete edhe pjesën tjetër të ekonomisë amerikane.

"Pothuajse secilin e goditit rënia e aktiviteti ekonomik e cila pason që nga fillimi i verës, vlerësoi kryministri i Luksemburgut dhe ministri i Financave Zhan Klod Junker, i cili merrte pjesë në takimin ministror.

Junker edhe dy vitet e ardhshme do të qëndrojë në krye të së ashtëquajturit Eurogrup, grupacion ekonomik i ministrave të Financave të 15-vendeve anëtare të eurozonës, që ishte konfirmuar në fillim të takimit në Nicë.

Shefi i Bankës evropiane qëndrore Zhan-Klod Trishep paralajmëroi shkallë të lartë të inflacionit në BE, të cilën Komsioni Evropian në parashikimin e fundit e vlerësoi 3,8 për qind dhe 3,6 për qind në eurozonë, për këtë vit.

Takimi në Nicë u mbajt menjëherë pasi KE-ja e uli parashikimin e sivjetshëm të rritjes ekonomike të BE-së në vetëm 1,4 për qind, duke ulur në të njëjtën kohë edhe vlerësimin e rritjes të ekonomisë në eurozonë në 1,3 për qind, me vlerësimin se "sinjalet e ripërtëritjes ekonomike në ekonominë rajonale nuk duhet të priten para gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm". /MIA/