Telegrafi

Ministrat e financave punojnë për një paketë për sigurimin e euros

Kjo u bë e qartë edhe këtë të martë në takimin e ministrave të Financave të eurozonës në Bruksel. Për këtë arsye nuk priten rezultate të shpejta. Ministri suedez i Financave Anders Borg kritikoi, se debatohet shumë për volumin e fondit të shpëtimit. Në radhë të parë nevojitet më shumë disiplinë buxhetore, tha Borg, transmeton Dw.

Homologu i tij gjerman, Wolfgang Schäuble kërkoi nga vendet e BE-së të harmonizojnë më shumë politikat e tyre ekonomike. /Telegrafi/