Telegrafi

Ministrat e energjisë të BE-së për furnizimin me gaz

Kontesti ruso-ukrainas për gazin i zbrazi gazësjellësit për 18 shtete evropiane, ndërsa pas ndërmjetësimit të BE-së dhe marrëveshjes për dërgimin e ekspertëve evropianë, rusë dhe ukrainas për mbikëqyrje të qarkullimit të gazit, normalizimit i gjendjes matet me orë.

Sipas kumtesës së presidencës çeke të BE-së, ministrat e Transportit, Telekomunikimeve dhe Energjisë e BE-së sot do të vendosin se cilat masa konkrete duhet të ndërmerren me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar pas ndërprerjes së furnizimeve të gazit rus përmes Ukrainës dhe që shkaktoi probleme të mëdha në më shumë shtete.

Grupi koordinativ për gaz i BE-së të premten konstatoi se anëtaret e BE-së në masë të madhe duhet ta shfrytëzojnë gazin që e kanë në rezervë për t`u ndihmuar anëtareve tjera të BE-së dhe vendeve ballkanike, të cilat më rëndë janë goditur nga ndërprerja e furnizimit të gazit rus.

Ministrat e BE-së do t`i shqyrtojnë konstatimet e Grupit koordinativ, i cili kërkoi zbatimin e masave afatmesme dhe afatgjate për përmirësimin e lidhshmërisë së BE-së dhe vendeve të Bashkësisë për energji dhe duhet të marrin vendim për hapat e mëtejshëm.