Tre nga përfaqësuesit e BDI-së në kabinetin e ri qeveritar nuk i kanë të zbardhura dosjet e përfolura për dyshime mbi vepra kriminale. Bëhet fjalë për Ramiz Merkon, Bujar Osmanin dhe Sadulla Durakun. Ish kryetari i Strugës Ramiz Merko dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është në hetim e sipër nga Prokuroria Publike. Merko gjithashtu hetohet edhe për keqpërdorim të procedurës për shpallje publike.
Ish zëdhënësi dhe ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së Bujar Osmani dyshohet për furnizime jo ligjore gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë. Dyshimet bazohen në projektin për rikonstruimin e Spitalit shtetëror, në vlerë prej 400 mijë eurosh. Afera u publikua përmes bombave të opozitës, ndërsa nga burime brenda Prokurorisë Speciale, Alsat mëson se për rastin në fjalë, është hapur procedurë para hetimore që para një viti. Ish ministri i Bujqësisë dhe kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku mësohet të mos e ketë pastruar akoma dosjen mbi raportin e revizionit shtetëror, gjatë kohës kur urshtronte detyrën e ministruitr të Bujqësisë. Bëhet fjalë për mungesën e miliona eurove, të evidentuara nga Revizioni. Emri i Durakut u përmend edhe në seancat gjyqësore për rastin e Kumanovës. Ai përflitet se me urdhër të Ali Ahmetit është dërguar për negociata me grupin e Kumanovës për të mësuar motive e tyre, por siç shpjegojnë burimet e Alsat M, Duraku është sulmuar edhe fizikisht dhe është kthyer pa rezultate konkrete për kryetarin e tij.
Mbrojtja e atë akuzuarve për Lagjen e Trimave e propozoi atë për dëshmitar por nuk u pranua nga Prokuroria dhe Gjykata. Ndërkaq, edhe ministri pa resor, i cili pretendon të zgjidhet si zv/kryeministër për ceshtje ekonomike, Koco Angjushev, ka qenë pjesë e aferës së bashkëpjesëmarrjes së paligjshme të firmës së tij EFT-Maqedoni, me tre komoani të tjera, me qëllim diktimin e cmimeve më të lartë të energjisë elektrike.
Komisioni Anti-Monopol, para 5 vitesh kishte dorëzuar padi kundërvajtëse, pikërisht për këtë arsye. Nuk ka ende informacione nëse ky hetim ka përfunduar. Lidhur me çështjen e përgjegjësive penale të zv/ kryeministrave dhe ministrave të përbërjes së re qeveritare, mandatari për formimin e Qeverisë Zoran Zaev në bashkëpunim me ekspertët juridikë, paralajmëroi se do të kërkojë nga të gjitha institucionet vendase, përfshi Prokurorinë Speciale, mendim dhe qëndrim nëse përbërja e kabinetit tij qeveritar është e inkriminuar. Sipas Zaev, ky hap është bazë për kthimin e shtetit të së drejtës dhe se i gjithë kabineti do të hetohet.
Nëse duam të kthejmë shtetin e të drejtës, nuk mundet që njerëzit e gjykuar për krime apo që janë drejtpërdrejtë të përfshirë në afera kriminale të mbarit funksione shtetërore dhe me këtë të jenë të dyshuarit kryesore për diçka njihet si cenim i interesave publike dhe shkelje e Kodit Penal – deklaroi Zoran Zaev, Mandatar për formimin e Qeverisë.
Alsat M drejtoi pyetje edhe në Prokurorinë Speciale për të pyetur se si do të kryhet skanimi i kabinetit të ri qeveritar, por deri tani nga Specialja nuk morëm asnjë përgjigje. Ekspertët e vlerësojnë vendimin e mandatarit Zaev, duke theksuar se këtij kabineti i duhet një përbërje e painkriminuar. Madje, është momenti që edhe Prokuroria Speciale, të mos zhvlerësojë veten në kurriz të ndonjë figure politike, pjesë e këtij kabineti. Sipas ish drejtorit të anti-korrupsionit Voisllav Zafirovski, ky veprim i jep mundësi mandatarit për të ndryshuar kabinet qeveritar, edhe pas votimit në kuvend.
Mendoj se është një hap pozitiv i shumicës që të kërkojë nga institucionet kompetente mendim apo qëndrim në lidhje më përfshirjen e mundshme të ministrave procedohet procedurë penale apo masa për vërtetimin e tij në skandale korruptive. Mendoj se Zaev duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë PSP-së dhe raporteve të saj. Besimi në Prokurorinë Publike dhe sistemin gjyqësor është venitur, jo vetëm tek liderët por edhe tek qytetarët në përgjithësi – tha Voisllav Zafirovski, Ish drejtor i Anti-Korrupsionit.
Përveç zëvendës kryeministrave dhe ministrave të kabinetit qeveritar, ekspertët rekomandojnë edhe nevojën që pjesë e hetimeve për përfshirje në vepra të mundshme penale të jenë edhe vetë mandatari Zoran Zaev, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LR PDSH-së Zijadin Sela. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CVlExkv8Uws