Në kuadër të Strategjisë për Romët 2014-2020, ministri pa resor, Aksel Ahmedovski dhe ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe realizuan një takim, ku janë diskutuar aktivitetet e tanishme dhe të planifikuara në drejtim të zbatimit të planit kombëtar aksional në shëndetësi.
Bashkëbiseduesit kanë shqyrtuar mundësitë e rritjes së mjeteve financiare për zbatimin e planit aksional, si edhe mundësia e pajisjes së gjinekologjisë në komunën Shuto Orizare.
Ministrat theksuan se me punë të përbashkët dhe mbështetje mund të arrihen rezultate në përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni./Telegrafi/