Telegrafi

Ministra dhe politikanë në dasmën e Getit dhe Marinës (Foto)

Dasma e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës ka zgjuar shumë pluhur mbrëmë (e diel) në media.

Është cilësuar si dasma e vitit, teksa në këtë mbrëmje nuk kanë munguar shumë emra të njohur.

Lexo po ashtu Dukja e yjeve në dasmën e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës (Foto)

Përveç kolegëve të tyre nga estrada dhe televizioni, dasma e tyre mblodhi edhe figura të njohura nga fusha e politikës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ai i cili celebroi çiftin e ri, ndërsa është shfaqur mjaft elegant në një kostum të zi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbrëmë në dasmën e Getit dhe Marinës

Zv/ministri i ambientit Mendim Rugova ka qenë mbrëmë i pranishëm po ashtu në dasmë, së bashku me bashkëshorten e tij Blerina Kllokoqi – Rugova, e cila u kujdes edhe për dukjen e motrave Vjollca.

Çifti Mendim dhe Blerina Rugova në dasmën e Getit dhe Marinës

Gjithashtu në ceremoninë martesore nuk ka munguar edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Lola.

Deputeti Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Lola në dasmën e Getit dhe Marinës

Të gjithë dukeshin elegantë dhe të rregulluar enkas për një prej dasmave më mediatike të vitit. /Telegrafi/

Lola Haradinaj në dasmën e Getit dhe Marinës