Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit.
Siç njofton MIE, në vizitën e parë jashtë shtetit, ministrja e Integrimit Evropian, Hoxha, do të hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka bërë Kosova në jetësimin, në terren të MSA-së, programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhur me Agjendën për Reforma Evropiane, marrëdhëniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i fundit i SA-së, për Procesin e Reformës së Administratës Publike dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me MSA-në dhe zbatueshmërinë e saj në Kosovë.