Telegrafi

Minipompa që rrit aftësinë e zemrës

Është vetëm 5 cm e gjatë dhe ka një diametër prej 1.4 cm. Së pari kjo pajisje me emrin Synergy Pocket Circulatory Device u implantua pas dy infarktesh, tek një pacient 60­vjeçar me insuficiencë të rëndë kardiake.

Aparatura përmirëson funksionin e zemrës me rreth një të tretën dhe përmirëson cilësinë e jetës të pacientit, – sipas mjekëve të Klinikës për kirurgjinë e zemrës, toraksit dhe të enëve të gjakut në Hannover. /Telegrafi/