Telegrafi

Minifundi, veshja që nuk vdes kurrë!

Fundet do të jenë një veshje e preferuar për femrat gjatë sezonit dimëror. Stilistët kanë përgatitur modelin më të preferuar të fundeve për këtë dimër, që është ai treçerekësh dhe me bel të lartë. Ndërsa për sa i përket copës së tyre, më së shumti bien në sy ato prej stofi jo shumë të trashë dhe me kuadrate. Sipas stilistëve, me këto funde çdo femër duket si një zonjë e matur e këtij sezoni. Por pas fundeve treçerekëshe nuk ngelen as minifundet, që janë tepër të preferuara për vajzat e reja.

Që në vitin 1963, vit nën të cilin u krijua në Francë nga stilisti Pierre Cardin dhe në Angli nga Mary Quant minifundi, moda i ka rezervuar vetëm pozicione joshëse, rinore dhe alegrie.

Minifundi veshja me funde të shkurtra tani e tutje do të jetë një domosdoshmëri për ato që e ndjekin modën. Ja disa pika referimi për ato që duan ta provojnë, kujtime për ata që vite më parë ia kanë dalë kësaj nisme. Në qoftë se e vesh minifundin në deri në 25 vjeç, kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: jetë plot gjallëri, një shpirt i lirë, pasion për muzikën. Me çfarë mund ta veshësh: me një kanotierë të shkurtër, me një bluzë të shkurtër dhe të ngjitur pas trupit ose me një T-shirt me numrat e lojtarëve të t’u të preferuar. /Telegrafi/