Qëllimi i minierës për asteroid është të bëj eksplorimin e hapësirës më pak të kushtueshëm.
Për më pak se një vit prej kur kompania Planetary Resources për herë të parë lajmëroi planet për minierën hapësinore, tani kompania e dytë del me plane për të transformuar gurët orbitues apo asteroidet, në lëndë djegëse për raketat, panele diellore dhe lidhje për anijet kozmike.
Kompania shpreson të ateroj mjetet hapësirore në asteroid që më pas t’i përdor për përpunim të materialeve apo për t’i kthyer në Tokë për shitje.
Njëra prej ideve afatgjate është ndërtimi i një fabrike në hapësirë për të marrur materialin e asteroideve, përpunimin e tyre në materiale të përdorshme dhe më pas të bëhet ndërtimi i objekteve me materialin e përdorur përmes printerëve 3D. /Telegrafi/