Telegrafi

Miniera “Zletovë” rifillon prodhimin

Miniera për zink dhe plumb “Zletovë” nga Probishtipi nga sot sërish do të fillojë me punë. Prodhimin në minierë do ta rifillojë koncesioneri i ri, kompania bullgare “Minstroj”, e cila në pajtim me marrëveshjen me qeverinë e Maqedonisë duhet ta rifillojë punën edhe të minierës „Topanica” në Kriva Pallankë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për rifillimin e punës së minierave, “Minstroj” në Maqedoni e ka themeluar firmën „Bulmak 2016“.

Ceremonia me rastin e rifillimit do të mbahet në platenë për shkarkim të xehes në „Zletovë”, ku fjalë rasti do të ketë ministri i ekonomisë Driton Kuçi./Telegrafi/