Site icon Telegrafi

Miniera ”Sasa” do të ndërtojë deponi të standardeve të larta

Deponia e re e xeherores së plumbit dhe zinkut ”Sasa” do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe do të jetë e sigurtë për banorët e Kamenicës Maqedonase dhe të rajonit përreth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Masa të posaçme do të merren për mbrojtjen e ajrit, ndërkaq në të ardhmen planifikohet edhe vendosja e stacioneve lokale për përcjelljene cilësisë së ajrit ambiental.

Kjo është deponia e katërt e xeherores ”Sasa” që nga ekzistenca e saj 50 vjeçare. Deri tani janë hedhur rreth 19 milionë ton mbetje, kurse deponia e re do të përgatitet për 3.170 milionë metër kub mbetje./Telegrafi/

Exit mobile version