Miniera Sasa planifikon të përpilojë një program afatgjatë bursash për studentë, të cilët arsimin e tyre do ta vazhdonin në fakultetin e xehetarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kata studentë, më pastaj do të punësoheshin në këtë minierë në Kamenicën maqedonase. Qëllimi i këtij programi është nxitja e të rinjve për t’u regjistruar në drejtim të xehetarisë, që në anën tjetër paraqet investim në të ardhmen e minierës dhe ngritjen e kaudrove cilësore.
Tani për tani, katër studentë nga Maqedonia studiojnë në Ekaterinburg të Rusisë me bursa të kësaj miniere./Telegrafi/