Telegrafi

Miniera Rio Tinto shkurton 14 mijë vende pune

Miniera e tretë më e madhe në botë, Rio Tinto, do të shkurtojë 14 mijë vende pune, si pjesë e planit për të reduktuar borxhin me 10 miliard dollarë deri ne fund të vitit tjetër.

Ajo ka vendosur të ulë shpenzimet dhe të nxjerrë shumë prej aseteve në shitje. Rio Tinto ka 97 mijë punonjës në të gjithë botën, 15 mijë prej të cilëve punojnë në perendim të Australisë.

Deri vitin tjetër priten shkurtime të reja. Sipas një zedhenesi te saj, reduktimi i vendeve të punës ishte përgjigje ndaj rënies së shpejtë dhe të paprecedentë të ekonomisë globale.

Miniera do të mbyllë gjithashtu një nga zyrat e saj që ndodhen në Londër.