Telegrafi

Miniera e Stan Tërgut dhe Artanës jashtë prodhimit

Nga 24 janar miniera e Stan Tërgut dhe Artanës, janë pa licenca të shfrytëzimit edhe pse të dy minierat kanë aplikuar me kohë për vazhdim të licencës sipas Ligjit për minierat dhe mineralet.

Në pamundësi të prodhimit, në mungesë të licencës të shfrytëzimit, këto dy miniera por edhe Trepça në përgjithësi do të jetë në gjendje të rëndë financiare.

Përveç gjendjes së rëndë financiare, pa fajin e Trepçës , minierat do të vijnë në gjendje të rëndë edhe për çështje të sigurisë, të vend shfrytëzimeve dhe në përgjithësi të minierës.

Kjo situatë e gjerë tanishme ka krijuar vështirësi financiare për Trepçën dhe nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme, do të jetë e pa përballueshme dhe me pasoja të pa parashikueshme për minierat e Trepçës.

Kërkojmë nga Institucionet qendrore që të bëjnë reagim të shpejt, sepse mos vazhdimi i licencës, është duke çuara Trepçën në një pozitë të rëndë si në aspektin e sigurisë dhe atë financiar. /Telegrafi/