Komunikacioni në Maqedoni është ndër më të pasigurtit në vendet e rajonit dhe Evropës. Në të gjitha qytetet në vend për çdo ditë regjistrohen aksidente, të cilat në disa raste përfundojnë edhe me fatalitet.
Shkaqe për aksidentet në disa raste janë tejkalimi i shpejtësisë, por edhe parregullsitë teknike të automjeteve.
Një rast nga parregullsitë teknike, është regjistruar nëpër rrugët e Shkupit. Sipas dëshmitarëve, një minibusi i cili ka qenë me udhëtar i ka dalur goma gjatë lëvizjes, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Ditëve të fundit policia rrugore në Shkup ka shtuar kontrollet për mjetet që realizojnë transport publik, ndërsa çdo herë janë zbuluar parregullsi teknike./Telegrafi/