Telegrafi

Minibusi që transportonte fëmijët për në çerdhe përplaset me një kamion në Kinë, humbin jetën katër persona dhe nëntë tjerë lëndohen

Katër persona kanë humbur jetën dhe nëntë tjerë janë spitalizuar, si rezultat i një aksidenti me fatalitet që ndodhi mes një kamioni dhe minibusi, që siç raportojnë mediat kineze po transportonte fëmijët drejt çerdhes.

Minibusi është përplasur me kamionin në qytetin kinez Yuzhou në provincën Henan. Në këtë aksident kanë humbur jetën katër persona dhe nëntë tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë deri në përfundim të hetimeve. E pamjet amatore shfaqin autoambulancat që transportojnë personat e lënduar, që qëndronin të shtrirë në tokë të mbuluar në gjak.

Sipas një dëshmitari që filmoi pamjet kaotike, ka thënë se me të mbërritur në vend të ngjarjes, aksidenti tashmë kishte përfunduar dhe se kishte gjak në të gjitha anët përreth mjeteve që janë përplasur.