Telegrafi

Trigonom nga Kosova lanson aplikacionin më të ri “Minibox” me 200 lojëra edukative për fëmijë

Një aplikacion që do ta pëlqejnë fëmijët, por edhe prindërit.

Aplikacioni me mbi 200 lojëra edukative brenda, përmes te cilave fëmijët do të mund të mësojnë duke u argëtuar, është lansuar nga Trigonom në Kosovë, e cila kompani njihet edhe përtej kufijve me një numër të madh të aplikacioneve edukative për fëmijë, me mbi 25 milionë shkarkime në Google dhe Apple në mbarë botën, shkruan Telegrafi.

Minibox është projekti i tyre i radhës që është i përshtatshëm për fëmijët parashkollor, i cili i ndihmon fëmijët të mësojnë alfabetin, numrat, format e ndryshme, matematikën, organizimin, stinët, muajt e vitit, ditët e javës, orën, e shumë aktivitete tjera.

Duke rritur dhe zhvilluar aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve matematikore, zhvillimin e aftësive kognitive dhe memories, ato bëhen në formë të një loje, dhe ky aplikacion do të jetë i preferuari i fëmijëve tuaj.

Shkarkoni aplikacionin Minibox për fëmijë në pajisjen tuaj: AppStore për iPhone ose PlayStore, për Android. /Telegrafi/