Site icon Telegrafi

Mini do të sjellë brenda këtyre ditëve, katër edicione speciale (Foto)

Në mesin e tyre edhe makina SUV e quajtur Yin Yang Edition

Po afron LA Auto Show dhe të gjithë prodhuesit pjesëmarrës, po tregojnë detajet e atyre që do të prezantojnë, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi britanik ka bërë të ditur, se do të merr pjesë në këtë panair, ku do të shfaqë katër edicione speciale.

Megjithëse nuk pritej, u konfirmua se do të prezantohet edhe John Cooper Works GP 2020, që mendohej se do të prezantohej më vonë.

Në këtë panair që fillon më 27 nëntor, do ta shohim John Cooper Knight Edition dhe John Cooper International Orange. Bashkë me këto edicione speciale, do ta shohim edhe makinën SUV të emëruar Yin Yang Edition.

Detajet për këto modele, Mini nuk i ka bërë të ditur, duke u mjaftuar vetëm me deklarimin, se të gjitha mund të blihen si të personalizuara. /Telegrafi/

Exit mobile version