I vetmi model që nuk është përditësuar ndonjëherë është Countryman, mirëpo kjo do të ndryshojë së shpejti
Derisa është fokusuar në Cooper SE tërësisht elektrik, Mini po punon edhe në pjesën tjetër të modeleve, transmeton Telegrafi.
Versionet Hardtop dhe Convertible, janë freskuar që të jenë gati për lansim, derisa Clubman iu nënshtruar disa ndryshimeve të lehta.
Kjo lë të kuptohet, se vetëm Countryman nuk i është nënshtruar ndonjëherë përditësimeve, megjithëse është Mini më i shitur ndonjëherë. Por, kjo do të ndryshojë, sepse reporterët e kanë parë këtë veturë me shtresa kamuflazhi teksa testohej në Mynih të Gjermanisë.
Të kamufluara janë pjesa e përparme edhe e pasme, ku edhe pritet të jenë ndryshimet kryesore. Vërehet se grilli është zgjeruar, derisa i është vënë rrjeta që i zëvendëson vijat horizontale, pjesa e përparme është më e fryrë, ndërsa dritat janë Matrix LED.
Në brendi të këtij Mini Countryman, duket se ka pajisje më moderne përfshirë edhe një ekran më të gjerë, derisa krahasuar me modelin aktual, është edhe më i mirë. /Telegrafi/