Ka kaluar pak kohë prej se Mini prezantoi modelin e saj të parë elektrik, Cooper SE, si pjesë e planit të markës britanike për të ardhmen elektrike.
Përderisa një version konvertibil u prezantua së fundmi, tani ka edhe një version tjetër të Cooper SE, i cili është dizajnuar veçanërisht për njerëzit me aftësi të kufizuara. Me ndihmën për operim dhe ngasje të Mini, edhe ata të cilët nuk mund t’i përdorin gjymtyrët e poshtëm tani mund të vozitin këto vetura.
“Për mua, diversiteti do të thotë që t’u mundësosh të gjithëve të kenë përvojën karakteristike të vozitjes së Mini. Dhe kjo vlen njëlloj edhe për Mini-n e elektrifikuar gjithashtu. Qëllimi i neve tek MINI është që t’u japim të gjithëve qasje të barabartë tek inovacione kaq të rëndësishme”, tha për Motor1 Stafine Wurst, e cila është në krye të Mini, transmeton Telegrafi.
Instruktorja e Driving Experience, Tina Schmidt-Kiendl, e cila edhe vet përdor karrocën për lëvizje, dha kontribut të veçantë kur erdhi tek pjesa e pajisjes së Mini Cooper SE me mjete ndihmëse.
Për përshpejtuesin në timon u instalua një sistem unazash wireless duke i mundësuar shoferit që të operojë me të nëpërmjet presionit me duar. Ka të reduktuar karakteristikën e shpejtësisë që mund të përdoret kur parkoni dhe kur tërhiqeni butësisht brenda trafikut të mbingarkuar.
Sa për frenim, ajo mund të kontrollohet përmes një doreze që drejtohet nga dora në anën e poshtme të djathtë të timonit. Është lehtësisht e qasshme gjatë gjithë kohës dhe shkon tek pedali i frenimit pa pasur nevojë për një shufër të montuar që pengon pultin e automjetit.
Në ndërkohë, mbulesat e pedaleve janë instaluar në mënyrë që të sigurohet se pedalet origjinale të shpejtësisë dhe frenimit të mos operohen aksidentalisht. /Telegrafi/