Telegrafi

Mini-kopshti pranveror: Si të ndërtoni saksi me tri kate për lule dhe erëza (Video)

Mini-kopshti i përsosur pranveror për çdo oborr! Shikoni se si t’i bëni thjesht saksitë në tri kate…

Dëshironi në kopshtin tuaj diçka origjinale dhe interesante, por edhe të dobishme?

Nëse përgjigjja juaj është PO, atëherë kemi projektin e përsosur, të lirë dhe të bukur për ju, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten tri saksi, të metalit apo kova plastike, dheu dhe bimët të cilat dëshironi t’i mbillni.

Procedura e punimit është shumë e thjeshtë, por jemi të sigurt që saksia në tri kate do të ngazëllejë çdokënd që hyn në kopshtin tuaj!

Në këtë saksi mund të mbillni lule shumëngjyrëshe, por mund të mbillni edhe erëza të cilat goxha shpesh ju nevojiten në kuzhinën tuaj.

Përshtypja do të jetë edhe më e bukur nëse në saksi shkruani emrat e bimëve.

Shikoni udhëzimin në video dhe bëni saksinë tuaj në tri kate!