Site icon Telegrafi

Mini-fustanet dominojnë në evenimentet solemne

Premiera e filmit “Captain America: The First Avenger” që u mbajt në Los Angeles tërhoqi plot fytyra të njohura, të cilat mezi kanë pritur që të shfaqen me kreacionet glamuroze ‘miniaturë’, në kombinim me sandalet me taka marramendëse, të cilat janë të prodhuara për të vënë në shprehje një nga atributet më të njohura të femrave- këmbët e holla dhe të mbajtura mirë.

Qepje të llojllojshme të fustaneve verore e kanë zbukuruar tepihun e kuq, i cili ishte i rrethuar nga fansa të shumtë, ndërsa dominonin tonet e çelëta, të cilat edhe më shumë vinin në pah lëkurën e nxirë të yjeve hollivudiane. /Telegrafi/

Exit mobile version