Derisa po i afrohet koha e prezantimit, Contryman po i bën edhe testimet e fundit në pistë
Në Geneva Motor Show, pritej që Mini të shfaqte ndryshimet që i ka bërë në Contryman S, por me anulimin e këtij organizimi si pasojë e coronavirusit, nuk u mësuan ndryshimet që janë bërë, transmeton Telegrafi.
Kohë më parë, kjo makinë është parë derisa po testohej, ndërsa shtresat e kamuflazhit, pengonin të shihet se çfarë dukje do të ketë.
Tani që i është vetëm pak kohë para prezantimit, Contryman S është parë më së afërmi deri më tani, ndërsa bënte xhiro testuese në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.
Makina kishte më pak shtresa kamuflazhi, duke shfaqur një pjesë të madhe të pjesës së përparme, e cila është ri dizajnuar, megjithëse grilli dhe hapësirat për hyrjen e ajrit janë të mbuluara.
Ndryshime ka pësuar edhe pjesa e pasme e këtij Mini, ndërsa i ka mbetur sërish shenja e flamurit britanik.
Brenda makinës pritet të jetë një motor më i fuqishëm se ai në modelin aktual të Mini Contryman S, që ka 1.3 litra dhe prodhon 134 kuaj fuqi. /Telegrafi/