Telegrafi

Mini Cooper SE me më fuqi më të madhe, por autonomi më të vogël se makinat tjera

Dizajni dhe sistemi praktik i kësaj makine, e bëjnë të parëndësishme autonominë që ka

Ka përmasa mjaft të vogla, megjithatë Mini Cooper SE peshon për 145 kilogramë më shumë me modeli standard i kësaj makine, transmeton Telegrafi.

Në brendi e ka motorin me 32.6 kWh, që me sistemin WLPT, mund të lëvizë me 235 kilometra, me një mbushje të vetme.

Megjithëse duket një autonomi e konsiderueshme, nuk mund të krahasohet me makinat tjera që arrijnë nga 320 deri në 480 kilometra me një mbushje.

Por, Mini Cooper SE është shumë më i fuqishëm se makinat e ngjashme, derisa stili që e ka e dallon shumë prej tyre.

Brenda këtij Mini është sistemi që mundëson prodhimin e 181 kuaj fuqive, që është shumë më i lartë se kapaciteti i Hyundai Ioniq 137 kuaj fuqi, apo Nissan Leaf 147 kuaj fuqi.

Të interesuarit për Mini Cooper SE, duket të paguajnë nga 26,800 euro, që është çmimi fillestar për këtë makinë që lansohet gjatë viti që vjen dhe pritet të jetë praktike dhe shumë e mirë. /Telegrafi/