Site icon Telegrafi

Mini Cooper SE me çmim mjaft të favorshëm, më të ulët se makinat tjera që mbushen me rrymë

Kjo makine elektrike, konsiderohet se e ka çmimin me atraktiv, krahasuar me mundësitë që i ofron

Disa muaj më parë, Mini e prezantoi makinën e parë tërësisht elektrike, duke filluar kështu, një ndryshim të  ri në historinë 60-vjeçare të sistemit të prodhimit, transmeton Telegrafi.

Tashmë dihet se Cooper SE që mbushet me rrymë, e ndërtuar në platformën e modeleve të mëparshme nga Mini, do të jetë atraktive dhe luksoze, ndërsa deri më tani nuk është treguar se sa kushton.

“Çmimi që i është vendosur, do ta bëjë lider në tregun e makinave klasike elektrike. Në mënyrë që të jetë në dispozicion, që të blihet nga një numër shumë më i madh njërëzish”, ka thënë nënpresideti në Mini, Michael Peyton.

Pasi që do të ketë çmim fillestar prej 26,900 eurosh, ë bën Mini Cooper SE mjaft të favorshëm për blerje, pasi ka çmim më të ulët se makinat tjera që mbushen me rrymë, që janë të përhapura në treg.

Në këtë formë, ky Mini është më i lirë se Nissan Leaf, derisa është edhe më i lirë se BMW i3 dhe Chevrolet Bolt EV. /Telegrafi/

Exit mobile version